“Shpresoj që Ronaldo do ta fitojë Topin e Artë”

ronaldo-topaa.jpg

Sarri shpreson që ‘Topi i Artë’ për vitin 2019 të shkojë për futbollistin e skuadrës së tij, Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është një ndër kandidatët për ta fituar Topin e Artë për vitin 2019, edhe pse raporthet të jetë në listë prapa Lionel Messit dhe Virgil van Dijk të Liverpoolit.

Sido që të jetë, portugezi, që ka triumfuar pesë herë, po e dëshiron edhe të gjashtin dhe Maurizio Sarri, trajneri i ‘Zonjës së Vjetër’, shpreson që kjo të ndodhë.

“Kush mendoni se do ta fitojë Topin e Artë? Nuk e di, por besoj dhe shpresoj që do ta fitojë Cristiano Ronaldo”, u shpreh Sarri.

“Nëse nuk ndodh kështu, do të më vinte keq, pasi po flasim për një futbollist të klasit botëror, që është gjithmonë aty në maja”.

“Shpresoj që edhe De Ligt të triumfojë në Topin e Artë për të rinjtë”, shtoi ai mes tjerash. /Gazeta Express/

scroll to top