Shqipëria humb dy pozita në renditjen e re të FIFA-s

FIFA ka një lajm të keq për Shqipërinë. Kombëtarja shqiptare në futboll vazhdon të ketë rënie në renditjen e FIFA-s.
Shqipëria humbi dy pozicione në klasifikimin më të ri të FIFA-së dhe tashmë e sheh veten në vendin e 38-të.

Barazimi 2-2 në ndeshjen miqësore me Gjeorgjinë në stadiumin “Qemal Stafa” duket se ka ndikuar në këtë zbritje të renditjes së skuadrës sonë kombëtare, që është në kuotën e 746 pikëve në total.

Kurse, sa u përket vendeve të para, Belgjika vazhdon të jetë në krye me 1494 pikë, e ndjekur në vendin e dytë nga Argjentina me 1455.

Spanja ka fituar 3 pozicione dhe tashmë e sheh veten në vendin e tretë, duke zbritur një shkallë më poshtë Gjermaninë.

scroll to top