Shqipëria, vendi i çudirave. Ja ç’ka ndodhur në një fshat të Elbasanit

Në shkollën “Ismail Kasa” të fshatit Jagodinë në Elbasan u prenë 45 pemë të rritura prej 20 vitesh. Pemët ishin mbjellë nga komuniteti në vitin 1995, vit në të cilin ishte ndërtuar edhe shkolla.

Nëse ne shkolla të tjera nxënësit marrin informacionin e duhur  se sa të rëndësishme janë pemët, në këtë shkollë 300 nxënës u bënë dëshmitarë të prerjes së pemëve dhe më pas përdorimit të tyre për dru zjarri.

Kjo ngjarje u trajtua nga “Fiks Fare”, gazetarja e të cilit shkoi në shkollën në fjalë duke pyetur banorët e zonës, të cilët kishin mbjellë para 20 vitesh pemët, por tashmë nuk dinë asgjë se pse ato janë prerë.

“Unë i kam parë që po prisnin pemët, por nuk e di arsyen”, shprehet një banor i zonës.

“Drejtoresha e shkollës shprehet se ka marrë urdhër, por se nga kush e ka marrë këtë urdhër, ajo nuk na ka thënë asgjë. Unë kam mbjellë këtu 150 pemë akacie, por tashmë nuk janë më as 5 pemë. Na kanë thënë se një arsye ishte se i çaheshin topat nxënësve të shkollës.

Prej vitesh të tëra, në vendin tonë priten pyjet për dru, por duket se këtyre po u vjen fundi dhe ka filluar edhe prerja e pemëve pranë shkollave.

scroll to top