Shqiptarët dhe maqedonasit mund të jetojnë pa incidente, konfliktet i shkaktojnë politikanët

Ndasitë mes njerëzve nga etnitete të ndryshme po i bëjnë politikanët, ato duhet t’i lejojnë njerëzit që të jetojnë mes vete dhe të respektohen. Është koha që shoqëria të vetëdijësohet dhe të ndryshojë në interes të vetin. Shqiptarët dhe maqedonasit ka kohë që bashkëpunojnë mes vete edhe pse ekziston ajo barierë e gjuhës mes fëmijëve por ka raste kur ato i tejkalojnë pa problem.

Edhe pse në shumicën e rasteve apo aktiviteteve ato festojnë bashkë për shembull rasti i festave. Kur shqiptarët festojnë bajramin ne jemi mysafir të tyre, shkojmë nëpër shkolla dhe ndjekim programet. Edhe e kundërta, theksojnë kështu nga komuniteti maqedonas.

‘’Kemi shumë aktivitete vecanërisht kur të dy komunitetet kemi festa. Bashkëpunimi është korekt dhe i kapshëm për nxënësit’’, theksojnë nga shkollat fillore.

scroll to top