Shqiptari e puth kryqin dhe bëhet katolik, Arifi kalon në Aleksandër

Arif Alili nga fshati Llomnicë e Gostivarit nga dje është Aleksandër Gorski. Emrin e ka marë pas lutjes fetare duke u bërë pjesë e besimit katolik që sipas tij e ka bërë për të gjetur qetësinë shpirtërore, njofton Zhurnal. Aleksandri tashmë 57 vjec thotë se gjithë miqtë e tij janë katolik dhe se edhe ai gjithmonë është ndier ashtu derisa tash ka dashur të bëhet edhe zyrtarisht katolik. Gabime kam bërë si gjithë tjerët, përmes këtij besimi dua të pendohem para Zotit, gjithë jetën katolikët më kanë ndihmuar, ndihem shumë mirë si një qingj që e gjenë vendin e tij, thekson ai.

scroll to top