SHTATË RASTE TË REJA TË PREKURVE NGA FRUTHI NË SHKUP

Shtatë raste të reja të fëmijëve të prekurve nga fruthi janë regjistruar në Shkup, kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas tyre, fëmijët janë nga lagja Lisiçe e re, dhe kanë vizituar çerdhen për fëmijë “Sonce”.

Nga 16 dhjetori deri tani gjithsej 22 persona janë hospitalizuar në Klinikën infektive në Shkup. Prej tyre 13 ende janë në spital, ndërsa 9 janë lëshuar për kurim shtëpiak.

Deri tani në të gjitha punkte për vaksinim në Shkup janë vaksinuar 1692 persona, ndërsa vetëm sot janë vaksinuar 85 fëmijë.

scroll to top