Shtëpia më e ngushtë në botë mahnit vizitorët

Në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, vëmendje të madhe ka tërhequr një shtëpi e ngushtë, e cila në të njëjtën kohë mban epitetin si shtëpia më e ngushtë në botë, raporton Agjencia Anadolu.

Shtëpia më e ngushtë në botë “Keret House”, e ndërtuar në hapësirën midis dy ndërtesave në Varshavë, është projektuar nga arkitekti i famshëm polak, Jakub Szczesny.

Hapësira më e ngushtë brenda shtëpisë është 92 centimetra, ndërsa ajo më e gjerë 152 centimetra. Shtëpia në fjalë ka arritur të ngjall interesim të madh tek vizitorët.

scroll to top