Slider

Shtetësia, ja çka parasheh neni 7 i propozimit të ASH-AAA-së?

Derisa ASH dhe AAA mes shumë paqartësive këmbëngulin për Ligjin e Nënshtetësisë mes shifrave që ata vetë i ngatërrojnë ,është poashtu Neni i shtatë i propozimit  të tyre që parasheh lehtësim për shtetësi për kriminelët e huaj!? informon Tetovasot. Në vijë të kësaj ka ardhë menjëherë reagimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që është kategorike kundër kësaj.

Por edhe një çështje tjetër në këtë drejtim është skandaloze për shkakun se Sela dhe Gashi me propozim ligjin bëjnë serbizimin e Maqedonisë. Shumë serbë do të kenë të drejtë të marrin shtetësi nëse pranohet propozim -ligji i tyre përcjellë Tetovasot.

Për sot kishte një takim mes Kryeministrit Zoran Zaev me Ziadin Selën dhe Afrim Gashin.Kreu i Qeverisë Zaev tha se  është arritur përparim i theksuar dhe të njëjtin e ka vlerësuar si shumë të suksesshëm. Ai tha se deri në fund të javës pritet të përpilohet teksti i zgjidhjes ligjore, pasi të konsultohen ekspertët juridik. Ai tha se pret që tani të debllokohen edhe ligjet në Kuvend, në veçanti pakoja e pestë ekonomike. Zaev nuk dha detaje nga marrëveshja por tha se janë 13 pika si kushte, njëra prej të cilave do të jetë e mjaftueshme për të marrë shtetësinë.Tetovasot

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button