Shtylla e dytë pensionale tejkaloi 400.000 denarë

Numri i anëtarëve në fondin e dytë të obligueshëm pensional përfundimisht me nëntorin e këtij viti tejkaloi 400.000 denarë, kumtoi sot Agjencia për supervizion të sigurimit kapital të financuar pensional (MAPAS).
Sipas MAPAS, gjatë ekzistimit shumëvjeçar të fondeve të obligueshme pensionale dhe me rritjen e numrit të të punësuarve në Maqedoni, shënohet rritje e vazhdueshme e numrit të anëtarëve në shtyllën e dytë. Anëtarësimi në shtyllën e dytë është në bazë të rregullt.

“Misioni i MAPAS-it është t’i mbrojë interesat e anëtarëve dhe të anëtarëve të pensionuar të fondeve pensionale dhe ta nxisë zhvillimin e sigurimit kapital të financuar pensional për shkak të ditëve më të sigurta pensionale. Duke u udhëhequr nga misioni i vet, MAPAS çdoherë është e kapshme për çdo person të interesuar që mund të drejtohet tek ne, çdo ditë pune për të marrë informata se në cilin fond pensional është anëtar apo të parashtrojë pyetje lidhur me të drejtat e veta që dalin nga anëtarësimi në fondet pensionale”, thuhet në kumtesën e MAPAS.

scroll to top