Shukri Buja dënohet me dy vjet burgim

buja.jpg

Ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, është dënuar me dy vjet burgim.

AI është dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës me akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me rastin e njohur si “Feronikeli”.

Dy vjet më parë, Buja ishte dënuar me tre vjet burgim, por rasti ishte kthyer në rigjykim.

Ndërkaq, avokati i tij, Arianit Koci, ka thënë se në shpalljen e vendimit për dënimin dy vjet, Gjykata Themelore nuk ka përfillur rekomandimet e Apelit dhe se atij nuk i është dhënë koha e duhur për t’u përgatitur.

Tutje pas vendimit, Koci u shpreh edhe se ky ishte një ndër gjykimet më të shpejta./kp

scroll to top