Shulc: Evropa drejt shkatërrimit, duhet ta ruajmë

Kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Shulc sot deklaroi se BE-së i kanoset shkatërrim dhe se të gjithë ata që e mbështesin Unionin duhet të luftojnë për mbijetesën e tij.

Duke i komentuar paralajmërimet e paradokohshme të shefit të diplomacisë së Luksemburgut Zhan Aselborn se BE-ja mund të shkatërrohet, Shulc konfirmoi se BE-ja është në rrezik për shkak se “ekzistojnë forca të cilët tentojnë ta shkatërrojnë”.
“Askush nuk mund të thotë nëse BE-ja do të ekzistojë edhe 10 vjet. Nëse dëshirojmë të mbijetojë duhet fuqimisht ta luftojmë për këtë”, theksoi Shulc në intervistën për gazetën gjermane “Velt”.
Ai nuk ka saktësuar çfarë saktë i kanoset Unionit, por më shumë është përqëndruar në krizën e migrimit, e cila sivjet e ka vënë në sprovë unitetin evropian dhe tolerancën.
Kriza e migrimit e ndau BE-në, me ç’rast kancelarja gjermane Angela Merkel u angazhua për pranimin e një numri më të madh të sirianëve, ndërsa liderët e ish vendeve komuniste në Evropën Lindore janë kundër planit të Unionit, sipas të cilit duhet të pranojnë numër të caktuar të azilkërkuesve. Me vendimin e disa vendeve sërish të vendosin kontrolle në kufijtë dhe në rrezik është edhe Zona e Shengenit.

scroll to top