Shutka, Saraji, Svillarja, Patishka Reka… sot pa drita

Shfrytëzuesit nga “Bella Zemja”, si dhe një pjesë e shfrytëzuesve nga Kadino, Havel, fshati Marino dhe Mulliri Kadino. Shfrytëzuesit nga “Bella Zemja”, si dhe një pjesë e shfrytëzuesve nga Kadino, Havel, fshati Marino dhe Mulliri Kadino në komunën e Ilindenit sot prej oës 08:15 deri orën 13:00 do të mbeten pa furnizim me energji elektrike. Nga ora 09:00 deri në orën 15 pa energji elektrike do të jenë edhe shfrytëzuesit nga rrugët “Viniçka”, “Uashington” dhe “Drinska” në komunën e Shuto Orizarit, si dhe shfrytëzuesit nga fshati Svillare e Poshtme në komunën e Sarajit. Në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 15:30 pa furnizim me energji elektrike do të jenë edhe shfrytëzuesit nga fshatrat Osinçan, Elovë, Malçishtë, Breznica e Re, Jabollcë, Patishka Rekë, Dërzhivllovë dhe Hidrocentrali në fshatin Patishka Rekë. Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza e qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjen në furnizimin me energji elektrike është kryerja e intervenimeve në rrjetin distribues nga ana e ekipeve të EVN Maqedoni.

scroll to top