Si do të fluturojnë super të pasurit (FOTO)

Agjencia amerikane teknologjike ‘Windspeed’ po realizon një projekt, ku pasagjerët në avion mund të shijojnë panoramën në 360 gradë, pasi pritet që të instalohen sedilje mbi kabinë. Projekti ‘Sky Deck’, parashikon që sediljet të vendosen në ato avionë që përshkojnë distanca të gjata, ose mund të instalohen edhe në avionët privatë. Ka dy metoda për të instaluar ‘Sky Deck’: në të parin përdoret një shkallë, që mund të çojë dy sediljet mbi avion, tjetra me anë të një lloj ashensori futurist, që do të bëjë që kolltuku do të ngjitet direkt mbi avion. Në këtë mënyrë, pasagjerët mund të rrotullojnë kapsulën në 360 gradë, për të shijuar pamjen nga lartësia. Projekti është prezantuar në konferencën “National Business Aviation Association”, në Las-Vegas, i cili ka tërhequr vëmendjen e prodhuesve të avionëve “Boeing” dhe Airbus”, dhe mund të bëhet realitet. ‘SkyDeck’, nuk mund të jetë ekonomik: kështu që instalimin varion nga 8-25 milionë dollarë.

avkon4

avion61

avion21

avion11

avion2

scroll to top