Si e vlerësojnë mediat italiane Hysajn?

Elseid Hysaj arriti një fitore të rëndësishme ndaj Interit dhe tani është në krye të Serisë A.
Mbrojtësi i Kombëtares dha kontributin e tij në këtë sukses të ekipit të Sarrit, duke u përpjekur të pengojë veçanërisht në pjesën e parë, ku u mundua të ndihmojë edhe sulmin.

Mbrojtësi 21­vjeçari ishte i saktë në ndërhyrjet e tij, sipas gazetës olle, por e vuajti presionin e lojtarëve të Interit në fundin e pjesës së dytë, ashtu si gjithë mbrojtja e Napolit.

“Gazzeta dello Sport” e vlerëson me notën 6, duke shkruar “Sulmon ashtu si i gjithë Napoli në pjesën e parë, ndërkohë që e bën më pak diçka të tillë në të dytën. Sarri vuan disi, por ai nuk gjendet kurrë në vështirësi, ndërkohë që është ndëshkuar edhe me kartonë të verdhë”.

scroll to top