Si të tejkaloni problemin e buzëve të thata?

Ja si të tejkaloni problemin e buzëve të thata…

E keni në kuzhinën tuaj…

Netët e ftohta të dimrit mund të jenë të rehatshme. Mirëpo, buzët e thata jo. Para se të dilni jashtë dhe të shpenzoni në kremra  qetësuese, ndaloni njëherë. Është gjetur një mënyrë shumë e mirë për të zbutur buzët para se era apo moti i ligë ti rrah ato.

Çfarë ju duhet?

Një qeskë me çaj (preferohet e gjelbër, por funksionon edhe me tjera), si dhe një gotë me ujë të ngrohtë.

Çfarë të bëni?

Hidhni qesen e çajit në ujë të ngrohtë deri sa të laget apo njomet mirë, dhe pastaj shtypni në buzët tuaja të krisura për 3 deri 5 minuta.

Pse kjo metodë funksionon më mirë se balsami për buzë:

Tanini që gjendet në qesen e çajit ndihmon në zbutjen e thatësisë dhe riparimin e qelizave të dëmtuara të lëkurës në sipërfaqe, duke rifreskuar buzët pothuajse menjëherë.

scroll to top