Si të zgjidhni një shalqi të ëmbël

Shalqini është një prej frutave më të preferuara gjatë verës, pikërisht për freskinë dhe ëmbëlsinë e tij. Ai është i përbërë nga rreth 94% ujë  ka vetëm një përqindje të ulët të proteinave dhe fibra ushqimore, si sheqerna, minerale, vitaminat A , C, PP, B2, vitamina B1.

Por si të zgjedhim në treg një shalqi të ëmbël?

  1. Kur të blini një shalqi duhet të shihni me kujdes fundin. Nëse vijat janë pranë njëra-tjerës, kjo tregon që lëkura e tij është e hollë dhe ai është më i shijshëm.
  2. Shalqini me bishtin e përdredhur është më i ëmbël se ai me bishtin e drejtë.
  3. Ngjyra e errët e lëkurës së shalqinit është shenjë që ai është më i ëmbël.
  4. Nëse viza e shalqini duken më qartë, tregon se ai ka një shije më të mirë.
scroll to top