Si t’i ndjejmë festat edhe në zyrë

1. Varni disa drita

Të shtosh drita në zyrë është një mënyrë shumë e thjeshtë dhe e këndshme për të shtuar erë festash në vendin e punës. Mund t’i zgjasni horizontalisht nga një cep i tavolinës në tjetrin ose në mure.

2. Shtoni ngjyrat

Shumë njerëz i lidhin festat me ngjyrën e kuqe dhe atë jeshile; prandaj mund t’i sillni festat në zyrë nëpërmjet shtimit të ngjyrave. Mund të vini vazo me lulet e kuqe të Krishtlindjeve (poinsettia) mbi tavolinën tuaj të punës, mund të varni llamba me ngjyra nga tavani ose nga drita kryesore, mund të merrni një kurorë të vogël lulesh e ta varni në mur, etj.

3. Shtoni një pemë Krishtlindjesh

Sigurisht që mënyra më perfekte për të sjellë një përfaqësi festash në zyrë është pema. Mund të merrni një pemë qeramike apo një pemë me zbukurime por në miniaturë, të cilat mund t’i vini në tavolinë.

4. Bëhuni kreativë

Po ndiheni më aventurierë se kurrë këtë vit? Atëherë mund të merrni parasysh letrat e murit apo letrat e paketimit.
Ato mund t’i përdorni për të improvizuar një oxhak apo për të mbështjellë karrigen, tavolinën, bravat e dyerve, etj. Duke qenë se do të tërhiqni vëmendjen e njerëzve të tjerë në zyrë, mund të mbani disa ëmbëlsira të vogla Krishtlindjesh në tavolinë për kureshtarët.

scroll to top