Sioni kërkon shërbimet e Shkëlzen Gashit

Shkëlzen Gashi edicionin e shkuar ishte një ndër protagonistët kryesor në suksein e skuadrës së Bazelit në kampionatin zviceran. Sulmuesi kuqezi me golat e tij e udhëhoqi ekipin drejt titullit. Megjithatë largimi trajnerit Paolo Sosa në drejtim të Fiorentinës, dhe kalimi I skuadrës në duart e Urs Fischer i ndryshoi hierarkitë në sulmine Baselit.

Tashmë 26 vjeçari nuk aktivzohet pothuajse asnjë minutë dhe është shhumë pranë largimit nga kampinët e Zvicrës. Ofertat nuk mungojnë për futbollistin kuqezi. Fillimisht në skenë u shfaq klubi i Young Boys, ndërsa tanimë sipas të përditshmes zvicerane “Le Matin” është Sioni që kërkon shërbimet e djaloshit nga Kosova. Në fakt skuadra e drejtuar nga Didier Tholot nuk po kalon një moment të mirë në kampionat duke qënë se ndodhet në pozicionin numër 6 e shkëputur 20 pikë me kryesuesit e Bazelit, por rrugëtimi ka qënë shumë më i mirë në Ligën e Europës ku Sioni është kualifikuar në fazën me elimin direkt , aty ku do të përballet me portugezët e Bragës.

Ende nuk ka nisur një negociatë zyrtare mes të dy klubeve, por për momentin e sigurt është që Bazeli nuk kërkon të heqë dorë përfundimisht nga Gashi, duke pranuar ta largoje vetëm me formulën e huazimit. Gjithsesi e qartë ëshët se ardhmja e afërt e lojtarit të kombëtares tonë nuk do të jetë me kampionaët e Zvicrës, por me një tjetër klub që mund ti ofrojë mundësinë të aktivizohet rregullisht, pasi kjo është e vetmja rrugë për të qënë në maksimum në Europianin e Francës.

scroll to top