Sipas gazetarit Geroski, në incidentin e Kumanovë janë përfshirë shërbimet sekrete

Gazetari maqedonas Branko Geroski në komentin e tij ka shkruar se kreu i Socialdemokrateve Maqedonase (LSDM) Zoran Zaev ka kundërthënie në lidhje me deklaratat për icidentin e Kumanovës, duke shtuar se “në incidentin e Kumanovës janë të përfshira shërbimet sekrete nga rajoni, por edhe ato maqedonase”.
“Faktet, padyshim, dëshmojnë se në incidentin në Kumanovë janë të përfshirë edhe shërbimet sekrete të huaja në rajon, duke e përfshirë edhe atë maqedonas “ ka shkruar ndër të tjera gazetari Geroski.

scroll to top