Sipas ish ambasadorit Hill: Maqedonia nuk do e ndryshojë emrin e saj

Ish ambasadori i parë amerikan në Maqedoni, Christopher Hill ka deklaruar se e din që Maqedonia asnjëherë nuk do tërhiqet nga emri i saj kushtetues dhe se në bisedime me Greqinë duhet të gjindet ndonjë zgjidhje e cila do të hapte rrugën e vendit për hyrje në BE pa ndryshimin e emrit kushtetues, njofton Zhurnal.

”Mendoj se përgjigja akoma duhet të jetë ndonjë pako për emrin që do të ishte e pranueshme për të gjithë, por do të ruante emrin kushtetues. Maqedonia nuk do e ndryshojë emrin e saj por duhet të tejkalohen disa pengesa, duke lënë të kuptohet se emri kushtetues duhet të qëndrojë si është por të ketë ndonjë pako me të cilën do të hynte në BE. A mund të zgjidh dikush këtë problem? Mendoj se jo, e di se maqedonasit asnjëherë nuk do e ndryshojnë emrin, për ata edhe për SHBA-në emri është Republika e Maqedonisë. Gjithashtu e di se duhet të ketë ndonjë proces që të ketë dicka edhe për Greqinë por për momentin nuk mund të deklarohem se cfarë mund të ketë”, ka thënë kështu ish ambasadori i parë amerikan në Shkup gjatë një fjalimi në universitetin Johns Hopkins në Uashington, transmeton Zhurnal.

scroll to top