Sipas sondazheve kjo këngë do të na përfaqësojë në “Eurovizion” (Video)

Këngët pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës tashmë janë bërë të ditura.

Menjëherë pas publikimit të tyre janë hapur edhe sondazhe se cila këngë do të na përfaqësojë në Eurovizion 2016.

Sipas tyre këngëtarja Besa Krasniqi me këngën “Liroje zemrën” është nga pretendentet kryesore për të fituar festivalin.

Pas Besës është Flaka Krelani po ashtu kosovare, me këngën “S’je për mua”, ndërsa të tretët grupi Revolt Klan me “Dashurinë s’e gjejmë dot”.

Edicioni i 54-të i festivalit të RTSH-së do të mbahet me 25-26 dhe 27 dhjetor, ndërsa festivali europian në maj të 2016-ës.

scroll to top