SKANDAL/ Babai shokohet nga kukullat që bleu për vajzën e tij

Një baba porositi online dy kukulla për vajzën e tij, por u tmerrua nga ajo që zbuloi.

Organet gjenitale të kukullave dukeshin shumë realiste, çka nuk iu duk aspak normale. Ai mendoi ta rrëfente eksperiencën e tij në rrjetet sociale, ku shpërtheu debati sesa duhet të dinë fëmijët për trupin e njeriut.

Babai tha se nuk mendon se kukullat me organe gjenitale janë shumë “miqësore” për fëmijët dhe se nuk do të donte që vajza e tij të kishte një kukull me penis.

Ai shkruajti i shqetësuar në Facebook: “Hapa kutinë e kukullave binjake që porosita online për vajzën time. Zot ki mëshirë! Bota po bën kukulla me organe gjenitale për fëmijët? Ato kishin shumë aksesorë, por në asnjë vend nuk përmendeshin sendet shtesë, ndaj dhe mendova se do të ishin të përshtatshëm për fëmijë. Jam shumë i lumtur që i pashë para se ajo të kishte shansin të luante me to! Kukulla vajzë është mirë, pasi vajza ime e vogël e ka atë organ, por nuk është gati për të luajtur me kukulla që e kanë penisin jashtë!”.

Disa prindër ranë dakord me të, ndërsa qindra të tjerë thanë se nuk shohin asnjë problem në kukullat realiste. Një prej tyre shkruajti: “Fëmijët duhet të dinë ndryshimin mes pjesëve të tyre intime”. Ndërsa një tjetër u shpreh se këto lloj kukullash kanë kohë që ekzistojnë, duke theksuar se ai vetë e kishte një që në vitin 1989. Disa të tjerë shtuan se fëmijët mund të shohin prindërit ose të afërmit pa rroba, ndaj dhe nuk e kuptonin shqetësimin e burrit.

Këto biseda nuk janë aspak të thjeshta me fëmijët, por ekspertët sugjerojnë që prindërit të jenë të hapur dhe të sinqertë. Psikologia Lucy Maddox ka thënë më parë për The Mirror Online se fëmijët do të bëhen kuriozë për pjesët e tyre intime që në moshë të vogël. Ajo rekomandoi që prindërit të përdorin emërtimin korrekt anatomik të organeve gjenitale, pa patur turp.


scroll to top