Skandal: Fabrika ilegale u zbulua në shkollën e tregtisë në Çair

Mediat vendase sot lajmëruan për një akcion të drejtorisë së doganave në Çair, me ç’rast u zbulua një fabrikë ilegale për prodhim të patikave të brendeve të njohura botërore “Nike”, “Puma”, “Adidas” etj.

Fakte raporton se kjo fabrikë ilegale u gjet në hapësirat e podrumit të shkollës së mesme të tregtisë “Cvetan Dimov” në Çair.

Gjatë bastisjes dogana gjeti makina për prodhimin e patikave, 154 palë patika të gatshme, si dhe patika në fazë të përpunimit. E tërë pajisja dhe materialet janë konfiskuar nga organet kompetente ndërsa padi penale janë ngrejtur ndaj personave që menaxhonin “fabrikën”.

Siç është e njohur, drejtori i shkollës së mesme SH.Z. është kuadër i BDI-së, sikurse edhe bashkëpartiaku i tij, ministri i arsimit.

A do të mbajë përgjegjësi morale dikish për këtë skandal?

scroll to top