Skandal nga Peshevski: Ndotjen nuk e bën Jugohromi por ngrohja me dru!

Situata me ndotjen e ajrit në Shkup dhe Tetovë është rezultat i kombinimit të shumë efekteve, e jo vetëm e industrisë. Pjesë më të madhe në ndotje ka ndotja me drunj për ngrohje, sepse atje emisioni i grimcave është mjaft i madh, vlerësoi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Vllladimir Peshevski.

Bëjmë gjithçka që nuk është bërë në vitet e fundit dhe mendoj se në pjesën e mbrojtjes së mjedisit jetësor kjo Qeveri ka bërë më shumë se cila do qeveri më parë, deklaroi Peshevski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas mbjelljes së fidanëve në Park pyllin Gazi Babë në kuadër të aksionit “Dita e drurit – mbille ardhmërinë tënde”.

Ai theksoi se rrjedhin afatet që i ka ndarë Qeveria për Jugohromin nga Jegunovca për t’i bërë filtrat e domosdoshme, ndërsa aktivitetet përgatitore janë në vazhdim.

-Jugohrom tani punon me 20 për qind të kapacitetit dhe është pjesëmarrës shumë i vogël në ndotjen e përgjithshme të Tetovës. Insistojmë që kompania t’i kënaq standardet ekologjike në pajtim me vendimin e Qeverisë dhe në pajtim me normat evropiane. Përderisa kjo nuk ndodh në afatet e parapara do të ndërmerren masa të nevojshme ligjore, theksoi Peshevski.

scroll to top