Skandali i Beqir Isenit i cili urinoi në qendër të Shkupit, PDSH-ja dëshiron ta bëj ekspert në KSHZ(!?)

Ish kryetari i Këshillit Gjyqësor Republikan gjatë kohës kur ka qenë kryetar në këtë post, në vitin 2007-2008, mediat në Shkup kanë raportuar për një skandal të fuqishëm, ku Beqir Iseni është kapur dhe filmuar duke bërë nevojën e vogël ( urinuar ) në qendër të Shkupit, shkruan Zhurnal.
Skandalin e ka bërë publik gazetari maqedonas Sashe Dimovski i cili disa herë ka raportuar se ky skandal po trondit Maqedoninë, pasi një kryetar i Këshillit Gjyqësor Republikan në mënyrë të pahijshme, madje në mënyrën më perverse bën urinimin në vende publike.
Nga ana tjetër, Beqir Iseni i cili vjen nga fshati Bogovinë e Tetovës si bashkëpunëtor më i ngushtë i kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaci, u emërua në këtë post të rëndësishëm, duke politizuar në skajshmëri gjykatat.
Ai në vitin 2009 u pensionua në forma të detyrueshme edhe pse kishte ambicie që deri në moshën 70 vjeçare të jetë anëtar i Këshillit Gjyqësor Republikan.
Skandalet në familjen Iseni nuk kanë të ndalur. Djali i tij, Elviri, në vitin 2007 nga Prokuroria Themelore në Tetovë u akuzua për incidente të rënda gjatë procesit zgjedhor.
Djali i tij, ka prishur kutitë e votimit në favor të kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaci. Kështu kanë raportuar mediat maqedonase, gazeta Utrisnki Vesnik e datës 06.09.2007.
Ndërkohë, Beqir Iseni edhe në moshën e tij shtatëdhjetë e një vjeçare vazhdon aktualisht të jetë anëtar i presidentit të shtetit Gjorgje Ivanov, gjegjësisht në Komisionin për amnisti.
Me këtë, dëshmohet qartë se partia e Thacit është në koordinim të ngushtë me partinë VMRO-DPMNE. Emërimi i Beqir Isenit në këtë komision aktualisht ka për qëllim që t`i fal nga burgu militantët politik të partisë së Thacit të cilët kanë bërë vepra penale të ndryshme.
Nga ana tjetër, Beqir Iseni momentalisht ka aplikuar si ekspert në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Ai është njëri prej tridhjetë e dy kandidatëve për tre vendet e ekspertëve.
Iseni i cili vjen nga Partia Demokratike Shqiptare së bashku me kolegen e tij dëshirojnë që të kanë ndikim të fuqishëm në vendimet e KSHZ-së.
Me këtë, këta dy persona të PDSH-së do të janë krahu i djathtë i partisë së kryeministrit Nikolla Gruevski. Ndryshe, si ekspert të jashtëm kanë aplikuar edhe kandidat tjerë shqiptar si:
1. Rexhep Prekopuca – i punësuar në 1998 ne Kuvendin e RM
2. Fehmi Stafa – i punësuar ne Gjykatë në Shkup
3. Faton Bejta – i punësuar në MPJ
4. Beqir Iseni – pensionist që nga 2009 dhe ish funksionar, kryetar i Këshillit Gjyqësor.
5. Iljaz ibishi – ish përfaqesues i PDSH ne KSHZ në vitet 2006-2008
Në vijim po ua përcjellim linqet ku është raportuar për djalin e Beqir Isenit, si dhe ku gjendet emri i Beqir Isenit në Komisionin për amnisti të presidentit Gjorgje Ivanov.
scroll to top