Skandali “Letërnjoftime të falsifikuara”, Spasovski: 90 personave u është vjedhur identiteti

Ministrat e ri nga radhët e LSDM, për herë të parë morën pjesë në seancën për pyetje të deputetëve. Ministri i punëve të brendshme,Spasovski, u pyet nga deputeti Aleksandar Nikollovski për aferën e letërnjoftimeve të falsifikuara, aferë të cilën e shpalli javorja Fokus.

“Deri kur prisni që ju si ministër i punëve të brendshme ta njoftoni publikun e gjerë dhe Prokurorinë themelore publike. Nëse ka bazë për këtë, për çka bëhet fjalë dhe nëse ka elemente a do të ngini padi për këtë, ose t’i hidhni poshtë nëse nuk ka asnjë bazë”, pyeti Nikollovski, deputet i VMRO – DPMNE.

Spasovski u përgjigj që procesin e hetimin po e zhvillon prokuroria publike, dhe jo MPB-ja. Hetimi është në zhvillim e sipër, ndërsa ekspertiza fillestare rreth asaj se letra e përdorur për prodhimin e materialeve a ka qenë falsifikim, ka mbaruar. “Procesi hetimor është në zhvillim e sipër. Është kryer ekspertiza dhe rezultoi që letra dhe materiali shtypës janë të falsifikuara. Gjithashtu, është zbuluar që nga 105 letërnjoftimet, 90 personave u është vjedhur identiteti. Në bazë të urdhrit të prokurorit publik, po bëhen kërkime në KSHZ dhe në Entin Statistikor që të shohim nëse ato letërnjoftime janë përdorur”, tha ministri Spasovski.

Sipas tij, më e rëndësishme është që të bëhet një hetim i mirëfilltë, i cili do të japë përgjigje rreth këtyre pyetjeve – se kush dhe pse i ka falsifikuar ato, nëse dhe me urdhër të kujt janë përdorur ato letërnjoftime.

Në temën e njëjtë, dje nga ministri i tanishëm i punëve të brendshme përgjigje kërkoi edhe kryeministri Gruevski. Ai i bëri thirrje ministrit që të hetojë rastin me letërnjoftimet e falsifikuara dhe të dalë me rezultate konkrete rreth hetimit, raporton RTV21, trasnmeton ilirianews.mk.

scroll to top