Skandali/ Presidenti përjashtohet përjetësisht nga futbolli pasi ngacmoi seksualisht arbitrin (Video)

Një skandal është raportuar në futbollin tunizian. Mësohet se Federata e futbollit në këtë vend ka ka përjashtuar përjetësisht nga futbollit presidentin e Club Sportif Sfaxien, Moncef Khemakhem me motivacionin: Sjellje e rrezikshme dhe antisportive, ofendim ndaj zyrtarit në detyrë dhe dhunim të personalitetit dhe veprimeve të pahijshme seksuale deri ë veprën ngacmim seksual. Presidenti i skuadrës së futbollit kishte pickuar në faqe njërin prej dy asistentëve të gjyqtarit gjatë ndeshjes së fituar më pas me rezultatin 3-2 ndaj Etoile du Sahel. Për Khemakhem, që ka pranuar se ka kryer gjeste të pahijshme për të vënë nën presion arbitrin, është vendosur edhe një gjobë që kap shifrën e rreth 12 mijë euro. Ndërkohë në rrjetet sociale qarkullojnë tashmë foto të ngjarjes, madje në kanalin në “Youtube” qarkullon edhe video ku shihet presidenti i klubit që i afrohet arbitrit, duke përkëdhelur nga veshët, përpara se ta puthë në faqe.

scroll to top