Solari merr vesh nga futbolli, aq sa unë nga inxhinieria! Ja kush e thotë

real-madrid.jpg

Mungesat e shumë lojtarëve te Real Madrid për sfidën ndaj Betis dhanë përshtypjen se Santiago Solari do rezervonte një vend titullari për Iscon, që në fakt nuk pati vend as si titullar por asnjë minutë nuk u hodh në fushë as si zëvendësues, madje para tij u preferuar i riu Gonzalos.

Situata e spanjollit është në pikë kritike te “Los Blancos” dhe e ardhmja e tij me Solarin në krye është larg “Bernabeut”. Gjithsesi vetë lojtari nuk ka bërë asnjë reagim deri tani, ta paktën publikisht.

Për një gjë të tillë është kujdesur miku i tij, Aitor Costa, i cili e konsideron si vëlla 26-vjeçarin. Në një postim në rrjete sociale ai nuk i kurseu fjalët e ashpra ndaj trajnerit Solari duke e cilësuar edhe si vrasës të futbollit.

“Solari ka njohuri nga futbolli, aq sa kam unë nga inxhinieria. Ky vrasës i vogël i futbollit, emrin tënd nuk e di askush”, shkroi miku i Isco-s.

Mediat në Spanjë shkruajnë se ish-lojtari i Malagas është një tjetër viktimë e largimit të Zidane, që e konsideroi një lojtar të madh por e la në stol. Juventus dhe Manchester City janë dy skuadrat më të interesuara për të, prandaj ditët e merkatos janë ende të nxehta për sulmuesin, edhe pse ai vetë akoma nuk ka thënë asnjë fjalë për të ardhmen e tij. /TeleSport/

scroll to top