Sondazh: VMRO dhe Gruevski të palëkundur

Sondazhi më i ri nga Brima Galup në bashkëpunim me portalin pro-qeveritar Republika, kanë prognozuar fitore bindëse të VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevskit.

Sipas këtij sondazhi 70,2% e maqedonasve konisderojnë që VMRO ka mbështetjen më të madhe të qytetarëve, përkundër 11,2% të qytetarëve që mendojnë se LSDM e ka mbështetjen e qytetarëve.
chart-41-520x394

55,9% mendojnë se VMRO do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme, përkundër 12,1% që mendojnë se LSDM do të bëjë një gjë të tillë.

Gruevski edhe më tej është politikani i preferuar tek qytetarët me 32,3%, para Zaev i cili gëzon besimin e 9,1% të të anketuarve.
chart-37-520x389
Shumica e qytetarëve janë deklaruar se do të votojnë për VMRO me 33,3% përkundër 14,7% që do të votonin për LSDM.

Agjencia e pavarur me renome për hulumtimin e mendimit publik, Brima Gallup, me kërkesë dhe në bashkëpunim me të përjavshmen Republika, në periudhën nga 29 tetori deri me 3 nëntor të vitit 2015 realizoi një anketë në terren për hulumtimin e mendimit publik të qytetarëve në lidhje me më shumë çështje, gjatë të cilës u anketuan 1007 të anketuar.

scroll to top