Sonte transmetohet pjesa e parë e dokumentarit “Njëmbëdhjetë Thikat” (Video)

Sonte në ora 20:45 në RTV Dukagjini do të transmetohet emisioni Zona Express, ku do të shfaqet pjesa e parë e dokumentarit “Njëmbëdhjetë Thikat”.
Emisioni i kushtohet vdekjes së Dino Asanajt, ish-Shefit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Emisioni Zona Express, me autor Leonard Kerqukin, nis sonte Sezonin e Tretë. Dy sezonet e para kanë jashtëzakonisht të suksesshme, duke shndërruar këtë emision në emisionin më të ndjekur shqiptar të këtij zhanri.

Dokumentari që shfaqet sonte trajton një prej historive më të mistershme të Kosovës; vdekjes së Dino Asanajt, ish-Shefit të AKP’së. Në këtë dokumentar, dy pjesësh, do të shfaqen dokumentare dhe do të transmetohen dëshmi ekskluizve që hedhin dritë mbi këtë vdekje të mistershme.

A e vranë apo bërë vetëvrasje Dino Asanaj? Si është e mundur që njeriu ta vras vetën me 11 goditje me thikë? Kush e shtyu atë drejt këtij vendimi? Çfarë roli ka në këtë histori gruaja e tij, Adelina Reçica? Po Astrit Haraqija e Ukë Rugova që thuhej se shantazhonin njerëz në emër të tij? Behgjet Pacolli apo Remi Ejupi? Po Abdurrahman Konjufca e Naser Osmani?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave do t’i mësoni sonte në ora 20:45 në RTV Dukagjini. Emisioni më pas publikohet edhe në faqen zyrtare në Youtube.

Emisioni Zona Express, me autor Leonard Kerqukin, është prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini.

scroll to top