Sopotasit me porosi për Janevën, Prokuroria Speciale të zbardh të vërtetën!

Të akuzuarit e rastit të Sopotit, kërkojnë që Prokurorja Speciale Katica Janeva, të merr lëndën e tyre dhe të dëshmojnë pafajin e tyre. Samet Lutfiu e Shaban Limani, janë dy të dënuar me dhjetëra vite burg, të cilët për televizionin 21, kërkojnë që drejtësia ta zbardh të vërtetën. Por megjithatë ata kanë një dozë mosbesimi edhe ndaj Prokurorisë Speciale.

“Pres nga prokuroja e speciale të zbardhet rasti dhe të marrë lenden, të përfundojë rasti ashtu siç jemi pafajshëm. Edhe jam 100 % i pafajshëm”

“Edhe pse është formuar prokuroja speciale, por nuk besojmë sepse nuk duan vetin të hedhin te shteti, edhe pse faji është i tyre. Edhe Prokurorja e re edhe ministri Spasovski, shumë lehtë e kanë për të zbardhur rastin. Le të hapin rastin, kush e ka udhëhequr rastin e Sopotit, në vitin 2003, është shumë lehtë për të zbardhur rastin”, thonë të akuzuarit Shaban Limani dhe Samet Lutfiu.

Në bisedat e përgjimeve të publikuara nga opozita dolën në shesh detaje për këtë rast. Në njërën nga bisedat e publikuar dëgjohet se si  ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov konfirmojnë se nuk ka asnjë provë për këtë rast, ndërsa dëshmia nga dëshmitari është marrë me dhunë.

Derisa banorët shpresojnë se ky rast do të jetë në duart e prokurores speciale, Katica Janeva, më 25 dhjetor është caktuar seanca e radhës në Gjykatën Themelore Shkupi 1, pasi që ky rast është kthyer për rigjykim.

Ky është vendi, ku në vitin 2003, ndodhi shpërthimi i rastit të Sopotit. Ku humbën jetën 2 ushtarë të NATO-s dhe një civil. Më pas u akuzuan 11 persona, banorë të fshatit Sopot. Ata kërkojnë nga prokurorja speciale që rasti i tyre të shqyrtohet.

Në procesin e njohur gjyqësor “Sopoti”, 11 banorë të këtij fshati në kufi me Serbinë u dënuan me 156 vite burg. Gjashtë prej tyre kanë vuajtur mbi 7 vite burg, ndërsa 5 u dënuan në mungesë dhe janë në arrati.

 

scroll to top