Sot ndahen certifikatat për mbarimin e kurseve

Në hapësirat e Institutit të modës “Izet Curri”, në mënyrë solemne do të ndahen certifikatat për mbarimin e trajnimit të pjesëmarrësve të kurseve për modelim, stilizim, pamje dhe qepje.

Në emër të Komunës së Çairit, e cila i siguroi mjetet për stipendim të trajnimeve, certifikatat do t’i dorëzojë kryetari i komunës, Izet Mexhiti. Ngjarja do të mbahet në ora 13:00.

scroll to top