Slider

Sot pritet të arrijnë trupat e pajetë të viktimave të aksidentit në Bullgari

Me dy avion transportues luftarak sot në ora 9 nga Bullgaria pritet që të arrijnë në aeroportin e Shkupit trupat e pajetë të 45 udhëtarëve të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik të 23 nëntorit në autostradën “Struma”, në afërsi të qytetit të Pernikut në Bullgari.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, që po angazhohet me sjelljen e trupave të tragjedisë së Bullgarisë, nëpërmjet një statusi në fejsbuk ka bërë me dije se gjatë ditës së do të ndryshojë orari i pritjes së kufomave. Ai njofton se pas transportit në aeroportin e Shkupit, me kërkesë të disa familjarëve, kufomat do të dërgohen në shtëpitë e tyre ose në varreza në mënyrë që të mbërrijnë para namazit të Xhumasë. Më herët nga MPJ-ja ishte njoftuar se viktimave do të priteshin me homazhe në sheshin “Skënderbeu” në Shkup ku do të vendoseshin edhe kurora me lule në nder të tyre. Ndërsa i gjithë procesi i mbërritjes së viktimave nga aeroporti i Shkupit do të bëheshte live nëpërmjet një ekrani gjigand po në këtë shesh. Por mesa duket, familjarët e tyre nuk kanë qenë dakord me këtë agjendë shtetërore dhe kanë kërkuar që trupat t’u dorëzohen direkt familjarëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button