Spahiu: TV Shenjës më në fund iu vendos shenja e vërtetë

Pse organi i Lëvizjes 45 milionëshe, filial i DPMNE-së, TV Shenja-s po na i paska ngelur hatri se Agjencia për Shërbime Mediatike Audi dhe Audiovizuale- ASHMAA e paska vlerësuar si medium mos respektues i standardeve profesionale dhe me anshmëri politike, kur qartë dihet dhe është ndier nga të gjithë qytetarët ,si një medium qartazi pa transparencë, në shërbim të një sekti politik, duke dezinformuar qytetarët me shpifje dhe akuza të paskrupulkta në kurriz të kundërshtarëve politik të padronëve të tyre ideologjik dhe financiar?

Edhe pse pati përkrahjen e fuqishmë nga anëtarët maqedonë (vmroistë) të agjencisë, siç ka patur gjatë gjithë kohës dhe që kurrë nuk pati asnjë problem edhe përskaj joprofesionalizmit dhe anshmërisë të treguar, këtë herë nuk mundën t’a shpëtojnë as ato(vmroistët) përballë argumenteve të fuqishme që prof. Milaim Fetai dhe z. Selver Ajdini shpalosën para antarëve të ASHMAA-së. Me shumë meritë TV SHenja u rradhit në mesin e mediumeve të kapura politikisht si TV Sitel, TV Kanal 5, TV Nova…përndryshe do të ishte mëkat dhe ofendim për mediat tjera shqiptare si TV 21, Alsat-m dhe TV Art, që me profesionalizëm dhe paanshmëri kanë qenë në shërbim të informimit qytetar, ndërsa në fund do të vendoseshin në të njëjtin “kandar” ne një televizion-organ i një sekti politik- siç është TV Shenja.
Dielli nuk mbulohet me shoshë, thotë populli!

Ja se si mundohet TV Shenja të mbulojë diellin me shoshë:

scroll to top