Spasovski: Do të bëjmë një hetim cilësor

Nuk duhet që të kemi hetim të shpejtë, por përkundrazi, duhet që të kemi një hetim cilësor i cili do të tregoje për atë se kush e ka bërë, pse e ka bërë, a e ka bërë me urdhër të dikujt, pse janë përdorur këto letërnjoftime të falsifikuara, deklaroi ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, në një intervistë për REL.

“Te ne është paraqitur se ekzistojnë dyshime për falsifikimin e letërnjoftimeve, e vërtetuar është se ajo janë falsifikuat, hetimin po e udhëheq Prokuroria publike, janë dërguar të gjitha kërkesat e nevojshme nga ana e prokurorit publik për t`u siguruar të gjitha të dhënat dhe informacionet e mundshme në raport me aferën e letërnjoftimeve false.

Qëndrimi i im edhe sot është se duhet që të kemi një hetim cilësor. Nuk duhet që të kemi një hetim të shpejtë, por përkundrazi, duhet që të kemi një hetim cilësor i cili do të tregoje se kush e ka bërë atë gjë, pse e ka bërë, nëse e ka bërë me urdhër të dikujt, pse janë përdorur këto letërnjoftime false, e kështu me radhë, pasi që vet falsifikimi i letërnjoftimeve dhe dokumenteve të udhëtimit dhe dokumenteve tjera është e palejuar.

Në atë kuptim, mendoj se është i shpejtuar reagimi i zotëri Cavkov, që në këtë moment kur po udhëhiqet hetimi të japim detaje të cilat nuk guxojmë që t`i nxjerrim në pah në bazë të ligjit”, deklaroi Spasovski,

scroll to top