Spasovski: ISIS në fshatrat e Shkupit, dezinformatë!

Ministri i Punëve të brendshme, Oliver Spasovski, sot vlerësoi se për momentin situata e sigurisë është stabile dhe se nuk ka rrezik nga sulmet terroriste. “ Ngritje e nivelit të sigurisë në republikën e Maqedonisë ishte masë preventive, me qëllim që të aprandalojmë sulmet e mundshme. Vazhdimisht marrim informacione nga shërbimet miqësore dhe nga shërbimet tona sekrete, çdo e dhënë analizohet me kujdes dhe për çdo informacion kemi kontrolle të verifikimit” ka theksuar Spasovski në lidhje me thashethemet për strehimin e mundshëm të strukturave të ISIS në fshatrat e Shkupit.

scroll to top