Spitali Klinik i Tetovës, 25% më shumë shërbime nga mundësitë buxhetore

Kështu është shprehur drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi, gjatë një prononcimi për media në kuadër të vizitës së drejtorëve të Fondit Shëndetësor, Orhan Ramadanit dhe Sasho Stefanoskit. Me këtë rast ata u njoftuan nga afër me metodat më të reja që pritet të aplikohen së shpejti në Spitalin klinik të Tetovës.
“Nëse shihet një kthim i buxheteve të cilat i ka pasur Spitali Klinik i Tetovës viteve të fundit, d.m.th. unë do të kisha thënë fillimisht buxheti çdo vit i Spitalit Klinik të Tetovës kryen dhe u ofron shërbime qytetarëve të Komunës së Tetovës dhe përreth diku te 15-20% më tepër shërbime se sa i caktohej buxheti. Viteve të fundit ky buxhet dalëngadalë, hap pas hapi kemi pasur ngritje të buxhetit, ashtu që edhe këtë vit ne buxhetin e arsyetojmë me metodat e reja të cilat i kemi kryer deri tani, duke filluar nga viti 2014, 2015”- deklaroi drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi.
Drejtori i Fondit Shëndetësor, Orhan Ramadani, theksoi se vitin e kaluar Spitali i Tetovës ka pasur një buxhet prej 47 milion denarëve, ndërsa për këtë vit planifikohen të implementohen metodat e reja për përpilimin e buxhetit.
“Na informuan për metodat e reja të cilat i kanë paraparë që të vendosen në përdorim gjati vitit 2016, sipas informatës që na e tha drejtori i Klinikës, vitin e ardhshëm parashihen të implementohen  46 metoda të reja, prej atyre 10 do të jenë me rëndësi më të lartë. Sa i takon buxhetit të Spitalit Klinik të Tetovës, buxheti për vitin 2015 është 430 mil e 500 mijë denarë, shpresojmë që në vitin 2016 buxheti do të jetë më i lartë. Buxheti Klinik i Tetovës bazohet në bazë të asaj se sa faturojmë gjatë një viti do të informoj se sipas punëve që janë bërë vitin 2015, buxheti i Spitalit Klinik të Tetovës është pothuajse i përmbushur, në fakt 99% e buxhetit që e kanë pasur është i realizuar”- tha drejtori i Fondit Shëndetësor, Orhan Ibrahimi.
Dy drejtorët e Fondit premtuan mbështetje në kërkesën e Spitalit Klinik të Tetovës për më shumë mjete.
scroll to top