Spitali klinik iTetovës me 10 specialistë të rinj

10 mjekët e parë specialist pritet që në dhjetor të fillojnë me punë në spitalin klinik të Tetovës. Nga qendra klinike e Tetovës kishin dërguar 57 mjek të punësuar në specializim shtetëror.
“Grupi I parë duhet të jetë I gatshëm për pacientët deri në fundvit dhe atë 10 prej tyre, urolog, pediatër, kirurg, anesteziolog dhe infektolog. Në vitin e ardhshëm është paraparë fuqizimi edhe me dy specialist edhe atë një mjek në patologji ndërsa në 2017 do të marrim 10 specialistë të tjerë. Për tre vite, me specializim do të pajisen edhe gjashtë mjekë, ndërsa për katër vite do të kemi edhe 12 specialistë të rinj”, ka theksuar drejtori I Spitalit Klinik të Tetovës, Dr. Florin Besimi, njofton Dnevnik.
‘’Ka edhe shumë mjek të tjerë që janë në specializim privat dhe presim që edhe ato të kalojnë tek klinika shtetërore. Por jo gjithmonë janë të pranueshme dëshirat e mjekëve në sferën e specializimit. Ministria e shëndetësisë e bën ndarjen për gjitha qendrat klinike në bazë të kushteve dhe nevojave’’, thekson më tej Dr. Besimi/Tetovasot.

scroll to top