Sportet që parandalojnë problemet me shpinën

SPORT-SPORT.jpg

Ushtrimet janë gjithmonë të mira për trup, por me sportin e gabuar shpinës mund t’i bëni më shumë dëm se sa dobi.

 

Lëvizja e rregullt dhe marrja me sport 1 – 2 herë në javë janë mënyra më e mirë për parandalimin e problemeve me shpinë, pasi që qëndrimi afatgjatë ulur për shkak të vendit të punës sot është gati i pashmangshëm. Edhe pse çdo aktivitet sportiv në parim është i mirë për trupin, sportet si: tenisi, hendbolli dhe basketbolli më shumë se dobi mund t’i bëjnë dëm shpinës.

 

Efekt të duhur terapeutik për shpinën kanë aktivitetet sportive në vijim:

 

  1. Ecja nordike

 

Shëtitjet e shpejta, para së gjithash, forcojnë sistemin kardiovaskular, ndërsa shkopinjtë që përdoren i kontribuojnë ndërtimit të muskujve të pjesë së sipërme të trupit. Me vrapim nordik mund të merren personat nga të gjitha grupmoshat, si edhe personat e trashë. Kushtojini vëmendje veshmbathjes së duhur. Filloni të ecni dy herë në javë nga 15 minuta me intensitet mesatar. Gradualisht rritni minutat, ndërsa kur të arrini deri në 60 minuta, shpejtoni hapat.

 

  1. Vrapimi në ski

 

Për dallim nga skijimi alpin, vrapimi me ski nuk i ngarkon shpinën dhe nyjat. Forcon muskujt e qafës, shpinës, barkut dhe këmbëve. Lëvizjet duhen të jenë të buta dhe uniforme, ndërsa para shkuarjes në vrapimin e parë me ski rekomandohet treningu për kondicion në temperaturën e dhomës, transmeton Telegrafi.

 

  1. Çiklizmi

 

Me siguri kjo është forma më e thjeshtë e marrjes me sport, e cila është e shkëlqyeshme për zemrën, kondicionin dhe shpinën. E rëndësishme është që biçikleta të jetë e kurdisur mirë për shpinën tuaj – pjesa e sipërme e trupit gjatë ngasjes duhet të anojë pak para, timoni duhet të jetë mbi nivelin e shalës apo ulëses. Për efekt optimal vozitni biçikletë dy herë në javë nga së paku gjysmë ore.

 

 

 

  1. Sportet e ujit

 

Në ujë çdo lëvizje është më e lehtë, ndërsa gati të gjitha sportet e ujit forcojnë muskujt dhe kondicionin pa efekte anësore. Së fundi, përveç notit, ofrohen dhe kurse të gjimnastikës në grup ose vrapimit në ujë. Nëse përcaktoheni për notim, më i mirë është pikërisht noti në shpinë.

 

  1. Joga

 

Aktiviteti i cili bashkon shpirtin dhe trupin, ndërsa bazohet në zgjatjen e muskulaturës së përgjithshme. Disa ushtrime në shikim të parë duken të pazbatueshme, por ekzistojnë edhe ushtrime të mira fillestare, të cilat u ndihmojnë pikërisht boshtit kurrizor dhe shpinës.

 

  1. Pilates

 

Në fokus të pilates është pikërisht frymëmarrja dhe forcimi i të gjithë muskujve esencialë. Pilates nuk rrit vëllimin e muskulaturës, por e bën më fleksibile dhe të fortë në tërësi. Ushtrohet ngadalë, pa lëvizje të papritura, çka është ideale për relaksim, shpinë dhe nyje.

 

Propozim shtesë – trampolina

 

Trampolina në fillim me siguri nuk asocion me diçka që mund të na ndihmojë te problemet me shpinën, por në fakt bëhet fjalë për një mënyrë të shkëlqyeshme për preventivë dhe mbajtje të kondicionit. Në trampolinë mund të ushtroni edhe te shtëpia, ndërsa është e mjaftueshme të kërceni ose vraponi në vend rreth pesë minuta në ditë.

scroll to top