Sprehet “sakica” nga Katica dhe Prokuroria Speciale !

Prokuroria speciale u deklarua se me sukses ka mbledhur dëshmi për 14 lëndë për mashtrime zgjedhore. Numri i lëndëve për parregullsi në zgjedhje mund të rritetvarësisht dëshive të reja.

‘’Kemi mbledhur dëshmi dhe është filluar aktiviteti në nivelin e mbledhjes së dëshmive, në këtë fazë ju njoftojmë se janë filtruar disa dëshmi si dhe analiza që janë mbledhur. Në këtë moment në interes të hulumtimit si dhe personave që janë të implikuar në këto lëndë gjatë javës së ardhëshme do të japim informacione shtesë dhe më shumë detaje’’, ka deklaruar zëdhënësja e prokurorisë speciale Lence Ristoska.

Në anën tjetër nga Ministria e Drejtësisë nuk deklarohen psenuk votohet ligji për Prokurorinë Speciale pa të cilin ajo nuk mund të punojë.

‘’Deri më sot akoma nuk kemi informacione nga ndonjë institucion ku të drejtohemi në lidhje me ligjin për të punësuarit në prokurorinë speciale pasiqë ai ligj nuk është vënë në procedurë’’, kështu ka deklaruar ministri i drejtësisë Adnan Jashari duke treguar se nuk është ai që e bllokon këtë ligj të rëndësishëm.

scroll to top