Stadiumet e mëdha shndërrohen në spitale për koronavirus

stadion-1.jpg

Më shumë se gjysma e klubeve të mëdha të Brazilit kanë vendosur t’ia dorëzojnë stadiumet e tyre autoriteteve shëndetësore për t’i shndërruar ato stadiume në spitale dhe klinika për trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus.

Sezoni 2019/20 në botën e futbollit është pezulluar përkohësisht për një kohë të pacaktuar shkaku i krizës së Covid-19, virus ky që i ka prekur 423,469 njerëz në të gjithë botën, ndërsa i ka lënë të vdekur gjithsej 18,909 , transmeton Gazeta Express.

Vetëm në Brazil janë raportuar 2247 raste të personave të infektuar, ndërsa tashmë ky virus i ka marrë jetët e 47 brazilianëve.

Pasi që, ashtu si në shumicën e vendeve në botë, edhe në Brazil futbolli është pezulluar përkohësisht pa datë kthimi, më shumë se gjysma e 20 klubeve të mëdha të Brazilit kanë vendosur t’i japin stadiumet në zonat shumë të populluara të Sao Paolos dhe Rio de Janieros për ta përmirësuar kapacitetin e spitaleve në këtë krizë.

Kampioni në fuqi i Amerikës së Jugut, Flamendo, e konfirmoi se po e lë stadiumin e famshëm Maracena në dorë të autoriteteve shëndetësore në Brazil, pasi që më parë ishte lajmëruar se do të vendoseshin rreth 200 shtretër në një stadium tjetër.

Edhe Corinthias Paulista kanë thënë se do ta lënë stadiumin Itaquerao në dorë të autoriteteve, ndërsa Santosi lajmëroi se brenda stadiumit Vila Belmiro do të vendosej një klinike e përkohshme. /Gazeta Express/

scroll to top