Stavrevski: 2,3 miliardë investime nga 2007 deri në 2015

Investimet direkte në vend nga viti 2007 deri në 2015 kanë arritur shumën prej 2,3 miliardë euro, shumë për katër herë më e madhe se ajo e periudhës 2003-2006, ka deklaruar sot Ministri i Finansave Zoran Stavrevski për TV Kanal 5.
– Shuma e përgjithshme prej 2,3 miliardë eurove është e mirë pasiqë bëhet fjalë për investime grinfilld për dallim prej vendeve të tjera të cilat kanë patur vetëm investime në patundshmëri, hotelieri dhe të ngjashme. Tek ne investohet në fabrika, para se gjithash në industrinë e automjeteve ku edhe krijohen vende të shumta të punës si dhe eksport-, tha Stavrevski.

Stavrevski cek se rritja e investimeve është rezultat i përmirësimit të biznis-klimës, të mirëmbajtjes së tatimeve të ulta si dhe qasjes pozitive të Qeverisë, reformave në arsim dhe shumë faktorëve tjerë. Ai numëroi disa nga investimet më të mëdha në disa qytete të vendit si, “Kisejfti Sistems” në Kërçovë, “ODV Elektrik” në Ohër dhe Strugë, “Xhonson Kontrolls” në Shtip. “Genterm” në Prilep.

Ajo që harroi Stavrevski të cekë është se investimet e ngjashme insistohen të bëhen vetëm në qytetet e banuara kryesisht nga maqedonas, strategji kjo e defaktorizimit të forcës politike shqiptare në qeveri.

scroll to top