Studentët bllokojnë rektoratin e UKM-së

Plenumi studentor dhe Organizata e të rinjve “Mugra” bllokuan hyrjen e rektoratit të Univesitetit të “Kiril dhe Metodi” (UKM). Ata kundërshtojnë prerjen e drunjve dhe ndërtimin e dy ndërtesave të paralajmëruar të fakultetit FINKI dhe për kulturë fizike.

Studentët duke i dorëzuar kërkesat e tyre pranë Rektoratit dhe Senatit të UKM-së, theksuan se nuk janë kundër ndërtimit të ndërtesave të reja por mendojnë se ky vendim është i parakohshëm.

Në ndër 5 kërkesat e studentëve është edhe dorëheqja e rektorit të UKM-së Velimir Stojkovski, për shkak të “mungesës së kapacitetit për të mbrojtur autonominë universitare dhe interesat e komunitetit akademik” siç thuan ato.
Studentët gjithashtu kërkuan që dekanët e fakulteteve Juridike, Ekonomisë, Filozofisë, Filologjisë dhe Arkitekturës të thirrin në seancë të jashtëzakonshme publike të Senatit të UKM-së, ku edhe do të marrin pjesë numri i parashikuar studentësh, sipas ligjit të arsimit të lartë dhe statutit të UKM-së.

“Pak më parë kishim një takim me zëvendës rektorin Vladimir Petrushevski, ku konstatuam se ai është përgjegjës për përmbushjen e kërkesave tona. Derisa rektori nuk mund të dërgojë letër për shkak se është jashtë shtetit dhe nuk mund të ndalojë ndërtimin momental të dy ndërtesave në territorin e UKM-së, bllokada në UKM do të vazhdojë. Do të bëjmë çmos për të mos hidhet themeli këtu. Ne jemi për ndërtimin e fakulteteve të reja, por jo këtu”, tha Vlado Danailov një anëtar i Plenumit Studentor.

Studentët kërkuan që të ndalohet ndërtimi i filluar dhe projekti të shpallet i pavlefshëm. Studentët janë të gatshëm për gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme për këtë problem.

scroll to top