Studentja filmon reagimet e njerëzve kur i quan të bukur

Kjo është video mahnitëse që një studente ka realizuar në Çikago si pjesë e një projekti në shkollë.

18 vjeçarja Shea Glover ka filmuar njerëz të ndryshëm teksa i thotë: “Po bëj foto të gjërave që më duken të bukura” .

Reagimet dhe përgjigjet e tyre janë prekëse.

“Qëllimi i këtij projekti nuk ishte të merrja reagime nga njerëzit. Doja vetëm të filmoja gjera të bukura dhe ky është rezultati.”- është shprehur Shea.

Megjithëse video është publikuar në youtube në fillim të këtij viti, ajo së fundmi ka pushtuar internetin.

scroll to top