Sulm në Jemen, vritet guvernatori i Adenit

Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për një shpërthim që ndodhi sot në Jemenin jugor. Në sulm u vra guvernatori i provincës së Adenit dhe disa nga bodigardët e tij.

Shpërthimi goditi autokolonën me të cilën po udhëtonte guvernatori Gaafar Mohamed Saad, gjatë rrugës për në zyrën e tij në qytetin e Adenit.

Adeni ka qenë një fushë luftimesh në Jemen, ku rebelët huthi morën kontrollin e kryeqytetit Sana’a vitin e kaluar, pasi pushtuan Adenin, duke e detyruar presidentin Abd Rabbu Mansour Hadi të arratisej për në Arabinë Saudite. Forcat pro-presidentit me mbështetjen e sulmeve ajrore saudite i detyruan forcat huthi të largoheshin nga Adeni dhe presidenti Hadi u kthye atje muajin e kaluar.

scroll to top