Sulmet e reja në Siri do të shkaktojnë kaos

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, paralajmëroi sot sulmet e reja eventuale në Siri do të sjellin kaos në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Ai këtë e tha në bisedë me presidentin iranian Hassan Rouhani, njoftoi Kremlini.Siç thuhet, Putini dhe Rouhani kanë shkëmbyer qëndrimet rreth situatës pas sulmit të fundit me raketa në Siri nga ana e SHBA-së dhe aleatëve të saj, transmeton KosovaPress.

Të dy liderët u pajtuan se një veprim i tillë ‘ilegal’ do të ndikojë negativisht në shanset për një zgjidhje politike në Siri, thuhet në kumtesën e Kremlinit. “Vladimir Putin theksoi se nëse vazhdohet me këto veprime që shkelin Kartën e Kombeve të Bashkuara, atëherë kjo në mënyrë të paevitueshme do të shkaktojë kaos në marrëdhëniet ndërkombëtare”, njoftoi Kremlini.

scroll to top