Sulmet në Paris, policia arreston një tjetër të dyshuar

Policia franceze ka arrestuar një burrë në Paris, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në sulmet e 13 nëntor në qytet.

Sipas AFP-së, janë kryer 7200 bastisje në kryeqytet dhe 360 persona janë vënë nën arrest shtëpie.

Policia franceze ka arrestuar edhe dy persona në Francën veriore, të cilët dyshohen se kanë furnizuar me armë, një nga personat e armatosur gjatë sulmeve të janarit. Ata po merren në pyetje për të vërtetuar nëse kanë lidhje me ngjarjen.

130 persona mbetën të vdekur si pasojë e një sulmi terrorist në Paris, më 13 nëntor. Autoritetet franceze kanë intensifikuar kërkimet, ndërsa janë rritur edhe masat e sigurisë.

scroll to top