‘Super Bardhi’ e shpëton Levanten!

IMG_0356.jpg

Levante me dy gola në 10 minutat e fundit iu shmang disfatës në terrenin e Deportivo La Korunjës , duke e mbyllur takimin me 2-2.

Golat nga Ivi në minutën e 80 dhe 84-të siguruan një pikë për skuadrën e Levantes , në të cilën “fajtor” kryesor ishte Enis Bardhi, I cili u inkuadrua në pjesën e dytë. Vendasit hapën rezultatin me golat e Adrianit dhe Andones, mirëpo Bardhi ndryshoi ecurinë e takimit, pasi ishte asistues i golit të parë për Levanten, ndërsa skuadra mysafire kishte edhe disa raste për të bërë përmbysje të plotë.

scroll to top