Tajfuni godet Kinën dhe Tajvanin, 14 persona humbin jetën

Tajfuni i fuqishëm Meranti goditi pjesën juglindore të Kinës dhe Tajvanit dhe solli reshje të dendura shiu, ndërsa në 24 orët e fundit jetën e humbën të paktën 14 persona ndërsa shumë të tjerë llogariten si të zhdukur, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua informoi se të paktën shtatë persona kanë vdekur në provincën Fujian e cila është më e goditur nga stuhia dhe nëntë të tjerë të zhdukur. Gjashtë persona humbën jetën dhe pesë janë të zhdukur në provincën fqinje Zhejiang.

scroll to top