Tajfuni “Melon” godet Filipinet, autoritetet evakuojnë banorët

40 linjat e brendshme ajrore kanë pezulluar të gjitha fluturimet, 73 tragete dhe të gjitha anijet e vogla të peshkimit janë urdhëruar të kthehen në port.
“Melor” ka prekur tokën në qytezën Batag, në ishullin Samar, dhe i është drejtuar kryeqytetit Manila.
“Ne ishim bërë gati për pushimet e Krishtlindjeve, por tani po përqendrohemi tek tajfuni që na goditi. Në 2013, në këtë kohë ne u goditëm nga një tajfun i ngjashëm i kategorisë 5, që la 8 mijë të vdekur apo të zhdukur në ishujt Havai. Duhet të jemi të përgatitur, megjithëse po analizojmë edhe përfitimet nga ky tajfun, pasi kemi pasur një vit shumë të thatë sivjet dhe shpresojmë që pendët tona të mbushen me ujë”– deklaroi drejtoresha e Qendrës për Survejimin e Tajfuneve, Esperanza Cayanan.
Tajfuni “Melor” pritet të shkaktojë ndërprerje të energjisë elektrike pothuajse në të gjithë vendin dhe 20 provinca rreth Manilës kanë dhënë alarmin ndaj stuhive për shkak të erës së fortë dhe shiut të dendur.
20 tajfune të mëdha godasin çdo vit Filipinet dhe vendi paraprakisht merr masat maksimale për të mos lejuar humbjen e jetëve njerëzore.
scroll to top